Miku Palase

MELODY Villa

Green Coast, Palasë

Projektuar për momente të paharrueshme!

Mirë se vini në Vila Melody, një vilë elegante me dy kate, aty ku deti përqafohet me malin dhe çdo moment kthehet në muzikën e pushimeve tuaja. E vendosur në një nga zonat më të bukura të rivierës, Melody është krijuar për ata që kërkojnë një eksperiencë luksoze, private dhe plot qetësi pranë natyrës.
E mobiluar me shumë finesë dhe stil modern, vila ofron ambiente të bollshme, të ndriçuara natyrshëm dhe të organizuara me kujdes për rehati maksimale. Kombinimi i detajeve elegante, ngjyrave të ngrohta dhe atmosferës relaksuese krijon ndjesinë perfekte të një shtëpie pushimi premium, ku çdo hapësirë ju fton të çlodheni dhe të shijoni ritmin e ngadaltë të verës.

Jacuzzi është një nga elementët më specialë të vilës — vendi ideal për të shijuar momente relaksi pas një dite në det, një gotë verë në mbrëmje apo mëngjese të qeta mes ajrit të freskët dhe atmosferës magjike. Veranda dhe ambientet outdoor krijojnë hapësira perfekte për darka të qeta, momente familjare apo netë romantike nën tingujt e detit.

Melody Villa është ideale për familje, çifte apo grupe miqsh që duan të përjetojnë pushime me stil, larg zhurmës dhe pranë bukurisë natyrore të bregdetit. Çdo detaj është menduar për të ofruar rehati, elegancë dhe një eksperiencë autentike relaksi.
Në Melody, pushimet nuk janë thjesht një qëndrim — janë një ndjesi. Një melodi relaksi, elegance dhe emocionesh të bukura që do të doni ta përjetoni sërish.

Struktura & Pajisjet:

  • Dy dhoma gjumi të rehatshme, të pajisura me mobilje moderne
  • Sallon i bollshëm, i ndritshëm dhe komod, me sofa të rehatshme
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, lavastovilje etj)
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Dy Tualete me dush dhe produkte higjienike
  • Jacuzzi
  • Oborr i gjelbëruar
  • Dy  postacion parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar.

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Shërbim pastrimi çdo 3 netë
  • Ekspress
  • Mirëseardhja nga MIKU
  • Set Kujdesi Personal
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush

Rezervo tani dhe përjeto pushime që kanë ritmin e qetësisë dhe luksit!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Mirë se vini në MIKU.

Për të garantuar një qëndrim të sigurt, të qetë dhe të këndshëm për të gjithë mysafirët, ju lutemi të njiheni me rregullat e mëposhtme.

Check-in & Check-out

  • Check-in: nga ora 15:00
  • Check-out: deri në orën 11:00
  • Check-in i hershëm dhe check-out i vonuar ofrohen sipas disponueshmërisë dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
  • Të gjithë mysafirët duhet të paraqesin një dokument identifikimi të vlefshëm gjatë procesit të check-in.

Depozita e Sigurisë

Gjatë procesit të check-in mund të kërkohet një depozitë sigurie.
Nëse pas kontrollit të akomodimit gjatë check-out nuk konstatohen dëme, mungesa ose shkelje të rregullave të qëndrimit, depozita kthehet e plotë.
Në rast dëmtimesh, humbjesh ose kostosh shtesë të shkaktuara gjatë qëndrimit, MIKU rezervon të drejtën të mbajë pjesërisht ose plotësisht depozitën, sipas vlerës së dëmit të konstatuar.

Kapaciteti i Pronës

Numri i mysafirëve nuk duhet të tejkalojë kapacitetin maksimal të akomodimit të rezervuar.
Mysafirë shtesë lejohen vetëm me miratim paraprak nga MIKU dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
Vizitorët që nuk janë pjesë e rezervimit duhet të njoftohen paraprakisht te MIKU dhe mund të jenë subjekt i kufizimeve ose tarifave shtesë.

Parkimi

Çdo njësi disponon një numër të caktuar vendparkimesh sipas kapacitetit të pronës së rezervuar.
Për arsye sigurie, hyrja në rezidencë kontrollohet me sistem aksesi dhe lejohen vetëm automjetet e regjistruara paraprakisht.
Mysafirët duhet të përdorin vetëm vendparkimin e dedikuar për njësinë e tyre. Parkimi në vendparkimet e pronave të tjera nuk lejohet.
Parkimi në rrugët e rezidencës është i ndaluar.
Mosrespektimi i rregullave të parkimit mund të sjellë gjobë ose largimin e automjetit me karroatrec, sipas rregullave të administrimit të rezidencës.

Qetësia

Për respektimin e komunitetit dhe fqinjëve, ora e qetësisë është nga 24:00 deri në 08:00.
Gjatë këtij orari, mysafirët duhet të shmangin muzikën me volum të lartë dhe çdo aktivitet që mund të shqetësojë banorët ose mysafirët e tjerë.

Duhani

Pirja e duhanit nuk lejohet në ambientet e brendshme të akomodimit.
Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni hapësirat e jashtme të dedikuara.

Pishina & Jacuzzi

Pishina dhe jacuzzi përdoren me përgjegjësi personale.

  • Fëmijët duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e të rriturve.
  • Nuk lejohen objekte apo materiale që mund të dëmtojnë pajisjet ose cilësinë e ujit.
  • Çdo dëmtim ose ndotje e shkaktuar nga përdorimi i papërshtatshëm mund të sjellë tarifa shtesë mirëmbajtjeje.

Kafshët Shtëpiake

Për të garantuar komoditetin, higjienën dhe standardet e akomodimit për të gjithë mysafirët, kafshët shtëpiake nuk lejohen në pronat e MIKU.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Siguria

Rezidenca monitorohet 24/7 dhe mbrohet nga shërbim privat sigurie.
Kodet e hyrjes, çelësat dhe kartat e aksesit nuk duhet të ndahen me persona të paautorizuar.
Humbja e çelësave, kartave të aksesit ose pajisjeve të dhëna gjatë check-in mund të sjellë tarifë zëvendësimi.
Sendet personale të harruara pas check-out ruhen nga ekipi i MIKU dhe mysafirët kontaktohen për rikuperimin e tyre.

Peshqirët & Të Linjtat

Peshqirët, çarçafët dhe pajisjet tekstile të pronës janë të destinuara vetëm për përdorim brenda akomodimit.
Humbja ose dëmtimi i tyre mund të sjellë tarifë zëvendësimi.

Kujdesi ndaj Pronës

Mysafirët duhet të përdorin pronën, mobiljet dhe pajisjet me kujdes gjatë qëndrimit.
Çdo dëmtim, humbje inventari ose ndotje e pazakontë mund të zbritet nga depozita e sigurisë, sipas kostos së riparimit, pastrimit ose zëvendësimit.

Përdorimi i Përgjegjshëm i Ujit

Ju lutemi të përdorni ujin me përgjegjësi.
Larja e automjeteve dhe çdo përdorim që sjell konsum të panevojshëm të ujit nuk lejohet.

Shërbimet e Pastrimit & Linjave

Për qëndrime mbi 3 netë, MIKU ofron pastrim të akomodimit dhe ndërrim peshqirësh e çarçafësh çdo 3 ditë.
Pastrimi shtesë, si dhe ndërrimi ekstra i peshqirëve dhe çarçafëve, ofrohen sipas kërkesës dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.

Shërbime Shtesë

Sipas disponueshmërisë, MIKU ofron:

  • Check-in të hershëm
  • Check-out të vonuar
  • Krevat për bebe
  • Krevat shtesë
  • BBQ

Disa prej këtyre shërbimeve mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.

Dëmet dhe Mosrespektimi i Rregullave

Çdo dëmtim, humbje ose shkelje e rregullave të qëndrimit mund të sjellë tarifa shtesë ose mbajtjen e pjesërishme apo të plotë të depozitës së sigurisë.
MIKU rezervon të drejtën të ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe integritetit të pronës.
Përfundimi i rezervimit nënkupton pranimin e këtyre rregullave dhe kushteve të qëndrimit.