Miku Palase

LIRIDONA Villa

Green Coast, Palasë

Zona juaj e rehatisë pranë detit!

Përjeto magjinë e pushimeve verore  në Liridona, një apartament elegant dhe plot dritë, ku pamja nga deti dhe atmosfera cozy krijojnë kombinimin perfekt për pushime të paharrueshme. I mobiluar me stil  dhe detaje të kuruara me kujdes, apartamenti ofron një eksperiencë relaksuese dhe inspiruese në zemër të Green Coast.

Ambientet e brendshme janë të hapura, të ndriçuara dhe të dizajnuara për të krijuar ndjesinë e rehatisë absolute. Qoftë duke kaluar kohë me familjen, duke pushuar me miqtë apo thjesht duke shijuar qetësinë e detit, Liridona krijon atmosferën ideale për çdo moment të pushimeve.
Ballkoni me pamje nga deti është një nga elementët më specialë të apartamentit  vendi perfekt për mëngjese të qeta, perëndime romantike dhe mbrëmje relaksuese me një pije në dorë.

Liridona nuk është thjesht një apartament pushimesh, por një eksperiencë që kombinon stilin modern, energjinë e rivierës dhe komoditetin e një ambienti të kuruar në çdo detaj. Apartamenti ka kapacitet deri në 5 persona dhe është ideal për familje apo grupe miqsh që kërkojnë pushime me stil dhe atmosferë unike.

Struktura & Pajisjet:

  • 2 dhoma gjumi me hapësira të bollshme
  • Sallon komod, me një ambient ndenjeje dhe tavolinë ngrënie e sofa
  • 1 tualet
  • TV, Wi-Fi, Kondicioner
  • Kuzhinë e plotë e pajisur (pianurë, furrë, frigorifer, lavastovilje etj )
  • Të gjitha elektroshtepiaket e tjera të mëdha e të vogla
  • Outdoor
  • 1 Postacione parkimi

Mikpritja nga Miku:

Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar.

  • Shërbim mikpritjeje dhe informacioni 24/7
  • Recepsion dhe concierge 24/7
  • Shërbim pastrimi çdo 3 netë
  • Ekspress
  • Mirëseardhja nga MIKU
  • Set Kujdesi Personal
  • Staf i dedikuar dhe gjithmonë pranë jush

Rezervo tani dhe shijo çdo moment me pamjen që të qetëson!

Gallery

Disa rregulla me Buzëqeshje

Mirë se vini në MIKU.

Për të garantuar një qëndrim të sigurt, të qetë dhe të këndshëm për të gjithë mysafirët, ju lutemi të njiheni me rregullat e mëposhtme.

Check-in & Check-out

  • Check-in: nga ora 15:00
  • Check-out: deri në orën 11:00
  • Check-in i hershëm dhe check-out i vonuar ofrohen sipas disponueshmërisë dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
  • Të gjithë mysafirët duhet të paraqesin një dokument identifikimi të vlefshëm gjatë procesit të check-in.

Depozita e Sigurisë

Gjatë procesit të check-in mund të kërkohet një depozitë sigurie.
Nëse pas kontrollit të akomodimit gjatë check-out nuk konstatohen dëme, mungesa ose shkelje të rregullave të qëndrimit, depozita kthehet e plotë.
Në rast dëmtimesh, humbjesh ose kostosh shtesë të shkaktuara gjatë qëndrimit, MIKU rezervon të drejtën të mbajë pjesërisht ose plotësisht depozitën, sipas vlerës së dëmit të konstatuar.

Kapaciteti i Pronës

Numri i mysafirëve nuk duhet të tejkalojë kapacitetin maksimal të akomodimit të rezervuar.
Mysafirë shtesë lejohen vetëm me miratim paraprak nga MIKU dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
Vizitorët që nuk janë pjesë e rezervimit duhet të njoftohen paraprakisht te MIKU dhe mund të jenë subjekt i kufizimeve ose tarifave shtesë.

Parkimi

Çdo njësi disponon një numër të caktuar vendparkimesh sipas kapacitetit të pronës së rezervuar.
Për arsye sigurie, hyrja në rezidencë kontrollohet me sistem aksesi dhe lejohen vetëm automjetet e regjistruara paraprakisht.
Mysafirët duhet të përdorin vetëm vendparkimin e dedikuar për njësinë e tyre. Parkimi në vendparkimet e pronave të tjera nuk lejohet.
Parkimi në rrugët e rezidencës është i ndaluar.
Mosrespektimi i rregullave të parkimit mund të sjellë gjobë ose largimin e automjetit me karroatrec, sipas rregullave të administrimit të rezidencës.

Qetësia

Për respektimin e komunitetit dhe fqinjëve, ora e qetësisë është nga 24:00 deri në 08:00.
Gjatë këtij orari, mysafirët duhet të shmangin muzikën me volum të lartë dhe çdo aktivitet që mund të shqetësojë banorët ose mysafirët e tjerë.

Duhani

Pirja e duhanit nuk lejohet në ambientet e brendshme të akomodimit.
Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni hapësirat e jashtme të dedikuara.

Pishina & Jacuzzi

Pishina dhe jacuzzi përdoren me përgjegjësi personale.

  • Fëmijët duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e të rriturve.
  • Nuk lejohen objekte apo materiale që mund të dëmtojnë pajisjet ose cilësinë e ujit.
  • Çdo dëmtim ose ndotje e shkaktuar nga përdorimi i papërshtatshëm mund të sjellë tarifa shtesë mirëmbajtjeje.

Kafshët Shtëpiake

Për të garantuar komoditetin, higjienën dhe standardet e akomodimit për të gjithë mysafirët, kafshët shtëpiake nuk lejohen në pronat e MIKU.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Siguria

Rezidenca monitorohet 24/7 dhe mbrohet nga shërbim privat sigurie.
Kodet e hyrjes, çelësat dhe kartat e aksesit nuk duhet të ndahen me persona të paautorizuar.
Humbja e çelësave, kartave të aksesit ose pajisjeve të dhëna gjatë check-in mund të sjellë tarifë zëvendësimi.
Sendet personale të harruara pas check-out ruhen nga ekipi i MIKU dhe mysafirët kontaktohen për rikuperimin e tyre.

Peshqirët & Të Linjtat

Peshqirët, çarçafët dhe pajisjet tekstile të pronës janë të destinuara vetëm për përdorim brenda akomodimit.
Humbja ose dëmtimi i tyre mund të sjellë tarifë zëvendësimi.

Kujdesi ndaj Pronës

Mysafirët duhet të përdorin pronën, mobiljet dhe pajisjet me kujdes gjatë qëndrimit.
Çdo dëmtim, humbje inventari ose ndotje e pazakontë mund të zbritet nga depozita e sigurisë, sipas kostos së riparimit, pastrimit ose zëvendësimit.

Përdorimi i Përgjegjshëm i Ujit

Ju lutemi të përdorni ujin me përgjegjësi.
Larja e automjeteve dhe çdo përdorim që sjell konsum të panevojshëm të ujit nuk lejohet.

Shërbimet e Pastrimit & Linjave

Për qëndrime mbi 3 netë, MIKU ofron pastrim të akomodimit dhe ndërrim peshqirësh e çarçafësh çdo 3 ditë.
Pastrimi shtesë, si dhe ndërrimi ekstra i peshqirëve dhe çarçafëve, ofrohen sipas kërkesës dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.

Shërbime Shtesë

Sipas disponueshmërisë, MIKU ofron:

  • Check-in të hershëm
  • Check-out të vonuar
  • Krevat për bebe
  • Krevat shtesë
  • BBQ

Disa prej këtyre shërbimeve mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.

Dëmet dhe Mosrespektimi i Rregullave

Çdo dëmtim, humbje ose shkelje e rregullave të qëndrimit mund të sjellë tarifa shtesë ose mbajtjen e pjesërishme apo të plotë të depozitës së sigurisë.
MIKU rezervon të drejtën të ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe integritetit të pronës.
Përfundimi i rezervimit nënkupton pranimin e këtyre rregullave dhe kushteve të qëndrimit.