Green Coast, Palasë
Ka vende që të impresionojnë sapo hyn brenda, dhe ka vende që të bëjnë të ndihesh menjëherë si në shtëpinë tënde. Vila Pearl është kombinimi perfekt i të dyjave — një vilë elegante, e mobiluar me shumë gusto dhe e menduar deri në detajin më të vogël për të ofruar rehati, ngrohtësi dhe një atmosferë që të përqafon që në momentin e parë.
Me kapacitet deri në 6 persona, vila Pearl është ideale për familje, çifte apo grupe miqsh që kërkojnë pushime komode në Green Coast. Ambientet janë të organizuara me kujdes dhe të dizajnuara me stil modern, ku çdo element është zgjedhur për të krijuar ndjesinë e harmonisë dhe relaksit. Atmosfera e vilës frymëzohet nga ngjyrat e perëndimit mbi Detin Jon. Tonet e ngrohta, drita natyrale dhe ambienti cozy krijojnë një ndjesi elegante dhe relaksuese, sikur çdo mbrëmje të sjellë me vete magjinë e fundit të ditës mbi rivierë. Pearl është ai lloj vendi ku mëngjeset nisin ngadalë me qetësi, ndërsa mbrëmjet mbushen me biseda të gjata, gota vere dhe ajrin e freskët të detit.
Vila Pearl nuk është thjesht një vilë pushimi — është një ndjesi ngrohtësie, elegance dhe rehatie, një vend ku çdo detaj është menduar për t’ju bërë të ndiheni mirë, të qetë dhe plotësisht në shtëpi pranë bukurisë së rivierës shqiptare.
Te Miku, ne nuk ofrojmë vetëm një vilë – por një përvojë të personalizuar.
Për të garantuar një qëndrim të sigurt, të qetë dhe të këndshëm për të gjithë mysafirët, ju lutemi të njiheni me rregullat e mëposhtme.
Gjatë procesit të check-in mund të kërkohet një depozitë sigurie.
Nëse pas kontrollit të akomodimit gjatë check-out nuk konstatohen dëme, mungesa ose shkelje të rregullave të qëndrimit, depozita kthehet e plotë.
Në rast dëmtimesh, humbjesh ose kostosh shtesë të shkaktuara gjatë qëndrimit, MIKU rezervon të drejtën të mbajë pjesërisht ose plotësisht depozitën, sipas vlerës së dëmit të konstatuar.
Numri i mysafirëve nuk duhet të tejkalojë kapacitetin maksimal të akomodimit të rezervuar.
Mysafirë shtesë lejohen vetëm me miratim paraprak nga MIKU dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
Vizitorët që nuk janë pjesë e rezervimit duhet të njoftohen paraprakisht te MIKU dhe mund të jenë subjekt i kufizimeve ose tarifave shtesë.
Çdo njësi disponon një numër të caktuar vendparkimesh sipas kapacitetit të pronës së rezervuar.
Për arsye sigurie, hyrja në rezidencë kontrollohet me sistem aksesi dhe lejohen vetëm automjetet e regjistruara paraprakisht.
Mysafirët duhet të përdorin vetëm vendparkimin e dedikuar për njësinë e tyre. Parkimi në vendparkimet e pronave të tjera nuk lejohet.
Parkimi në rrugët e rezidencës është i ndaluar.
Mosrespektimi i rregullave të parkimit mund të sjellë gjobë ose largimin e automjetit me karroatrec, sipas rregullave të administrimit të rezidencës.
Për respektimin e komunitetit dhe fqinjëve, ora e qetësisë është nga 24:00 deri në 08:00.
Gjatë këtij orari, mysafirët duhet të shmangin muzikën me volum të lartë dhe çdo aktivitet që mund të shqetësojë banorët ose mysafirët e tjerë.
Pirja e duhanit nuk lejohet në ambientet e brendshme të akomodimit.
Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni hapësirat e jashtme të dedikuara.
Pishina dhe jacuzzi përdoren me përgjegjësi personale.
Për të garantuar komoditetin, higjienën dhe standardet e akomodimit për të gjithë mysafirët, kafshët shtëpiake nuk lejohen në pronat e MIKU.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Rezidenca monitorohet 24/7 dhe mbrohet nga shërbim privat sigurie.
Kodet e hyrjes, çelësat dhe kartat e aksesit nuk duhet të ndahen me persona të paautorizuar.
Humbja e çelësave, kartave të aksesit ose pajisjeve të dhëna gjatë check-in mund të sjellë tarifë zëvendësimi.
Sendet personale të harruara pas check-out ruhen nga ekipi i MIKU dhe mysafirët kontaktohen për rikuperimin e tyre.
Peshqirët, çarçafët dhe pajisjet tekstile të pronës janë të destinuara vetëm për përdorim brenda akomodimit.
Humbja ose dëmtimi i tyre mund të sjellë tarifë zëvendësimi.
Mysafirët duhet të përdorin pronën, mobiljet dhe pajisjet me kujdes gjatë qëndrimit.
Çdo dëmtim, humbje inventari ose ndotje e pazakontë mund të zbritet nga depozita e sigurisë, sipas kostos së riparimit, pastrimit ose zëvendësimit.
Ju lutemi të përdorni ujin me përgjegjësi.
Larja e automjeteve dhe çdo përdorim që sjell konsum të panevojshëm të ujit nuk lejohet.
Për qëndrime mbi 3 netë, MIKU ofron pastrim të akomodimit dhe ndërrim peshqirësh e çarçafësh çdo 3 ditë.
Pastrimi shtesë, si dhe ndërrimi ekstra i peshqirëve dhe çarçafëve, ofrohen sipas kërkesës dhe mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
Sipas disponueshmërisë, MIKU ofron:
Disa prej këtyre shërbimeve mund të jenë subjekt i tarifave shtesë.
Çdo dëmtim, humbje ose shkelje e rregullave të qëndrimit mund të sjellë tarifa shtesë ose mbajtjen e pjesërishme apo të plotë të depozitës së sigurisë.
MIKU rezervon të drejtën të ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe integritetit të pronës.
Përfundimi i rezervimit nënkupton pranimin e këtyre rregullave dhe kushteve të qëndrimit.
The gallery was not found!